Laçi shënon të tretin dhe “vulos” fitoren e Shqipërisë ndaj Azerbajxhanit
Shqipëria 3-1 Azerbajxhani
Bajrami 12′, Manaj 81′, Laçi 88’/ Gurbanli 90′
Shqipëria sfidoi sot Azerbajxhanin në Hungari, me fillimin prej orës 19.00 në ndeshjen miqësore me Azerbajxhanin.
Kombëtarja shqiptare regjistroikështu fitoren e dytë në miqësoren para Europianit.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Azerbajxhanit. Një test i rëndësishëm për Shqipërinë, për shkak të lojës shumë të mirë nga azerët.
Bajrami zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Manaj në minutën e 82-të dhe Laçi në minutën e 88-të. Golin e vetëm për Azerbajxhanin e realizoi Gurbanli në minutën e 90-të.
Kjo ishte miqësorja e fundit para Europianit, aty ku Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë
Fraksion.com