AktualitetTë fundit

Kolegia e 31-vjeçarit që u vra në Dhërmi: Ishte djalë i lëvizur!

Një nga koleget e Eraldo Nevruzit, i cili u vra në vendin e punës nga Gerald Shehu ka zbuluar detaje të reja në lidhje me 31-vjeçarin.

Ajo është shprehur se ai kishte vetëm 5 ditë që kishte nisur punë dhe sipas saj nuk ka qenë një djalë i rregullt, teksa thekson se ka qenë një tip i lëvizur.

Ajo ka treguar se mbrëmjen e zhdukjes, 31-vjeçari kishte ardhur më herët në hotel dhe e kishte nisur turnin që në orën 10:30, jo në 11:00 siç kishte orarin.

Eraldi ka filluar punë së fundmi, nuk ka shumë, diku tek 5 ditë. Mua nuk më është dukur djalë i rregullt, ishte i lëvizur. Me Geraldin nuk kam biseduar shumë, nuk jemi ndeshur, më shumë kam pasur të bëj me pronaren. Mua dje në orën 10:30 më ndërroi Eraldi, turnin e mbyllja në 11:00 por ai erdhi më herët. Unë fle në hotel, por dje në mbrëmje nuk kam dëgjuar gjë, isha në telefon në dhomë, por nuk kam dëgjuar asnjë zhurmë. Mami ishte duke fjetur, unë po rrija në celular.

Në çuditi ngjarja sepse ata nuk kishin asnjë marrëdhënie ndryshe nga të tjerët. Ngjarjen e mora vesh sot në mëngjes, më tha mami ka ardhur policia. Thonë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e stafit, nga parkingu. Kam dhënë deklaratën dhe në polici, aq informacion kisha. Eraldi kishte ardhur këtu dhe kërkoi punë si një njeri që nuk njihte njeri. Ai kërkoi punë si barist fillimisht dhe i thanë që do presësh sa të nisë bari, sepse nuk e kishin hapur pjesën e pishinës. I sugjeruan të punonte recepsionist. Unë nuk e njihja më parë.”-tha ajo.

 

Fraksion.com