SportTë fundit

Goli i qetësisë, Manaj ndëshkon Azerbajxhanin

Shqipëria 2-0 Azerbajxhan3

Shqipëria sfidon Azerbajxhanin në Hungari, me fillimin prej orës 19.00. Për ndeshjen miqësore, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka vendosur për titullarët, me të cilët skuadra do zbresi në fushë.

Përveç konfirmimeve, numri një i pankinës ka preferuar të bëjë disa ndryshime. Ky është testi i fundit miqësor para Europianit të verës, që nis pas pak ditësh.

SHQIPËRIA: Strakosha: Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Broja, Seferi.

AZERBAJXHANI: Mahammadal: Mammadov, Huseynov, Mustafazade, Jafarguliyev: Makhmudov, Diniyev, Isaev: Sheydaev, Bayramov, Emreli.

Minutë pas minute:

80- Manaj gol.

64- Manaj me kokë, topi shkon jashtë portës. Pak më vonë, krosim i gabuar i Hoxhës, për askënd nuk është.

54- Emreli i pasaktë nga fare pranë portës. “Drithërima” tek kuqezinjtë.

46- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

38- Bajrami gjuan nga goditja e dënimit, devijon portieri.

25- Provon Isaev, pa rezultat. Rezultati mbetet 1-0.

23- Azerbajxhani provon të reagojë, i afrohet golit. Emreli nuk shfrytëzon mundësinë e artë

(VIDEO)

11- Gol Shqiperia. Realizon Bajrami,  goditje e bukur e mesfushorit kuqezi!

10- Seferi provon të japë një top nga krahët, ideja e tij kuptohet nga prapavija e Azerbajxhanit.

8- Ritëm i ulët në minutat e para, ekipet studiojnë njëra-tjetrën.

1- Nis ndeshja.

 

Fraksion.com