AktualitetTë fundit

E vrau dhe e çoi në një gurore, ja ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit të hotelit në Dhërmi

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u gjet trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, i cili dyshohet se u vra nga 42-vjeçari Gerald Shehu.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për BalkanWeb pamjet. Policia ka bllokuar hyrjet për te vendi ku u gjend trupi në afërsi të urës së fshatit Iljaz, në afërsi të një guroreje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhur në Dhërmi, pas zbardhjes së rrethanave, ndalimit në Greqi të autorit të dyshuar dhe arrestimit të 2 shtetasve që ndihmuan autorin për të fshehur kufomën, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet për gjetjen e trupit të shtetasit E. N.

 

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të Komisariat të Policisë Himarë dhe disa grupe të Delta Forcë, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë vijuar kërkimet në një perimetër të gjerë. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit E.N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.
Fraksion.com