Avioni me 400 pasagjerë merr flakë gjatë ngritjes nga aeroporti, bën ulje emergjente
Momente frike përjetuan pasagjerët në bordin e një avioni Boeing 777 i Air Canada, motori i të cilit u përfshi nga zjarri pak pasi u nis nga aeroporti i Torontos.
Pavaresisht incidentit, aeroplani u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson rreth 30 minuta pas nisjes, sipas raporteve të mediave lokale.
Pasi avioni u kthye shpejt dhe bëri një ulje emergjente përsëri në aeroportin e Torontos, ku u prit nga ekipet e zjarrfikësve, nuk raportohet për të lënduar.
“Pasi avioni u ul, ai u inspektua nga automjetet e reagimit të aeroportit sipas proceseve normale të funksionimit dhe u dergua ne vendqendrimin e vet”, tha linja ajrore.
Pasagjerët u ricaktuan për një tjetër fluturim më vonë atë natë dhe avioni “u hoq nga shërbimi” për t’u vlerësuar nga stafi i i mirëmbajtjes dhe inxhinierët.
Paraprakisht mendohet se shkak i flakeve ka qene nje deshtim ne motore.
Fraksion.com