“Nuk ju them narkos sepse kam frikë”, befason Dashnor Sula: Se mos merrni vendimin që të vrisni ndonjë nga ne
Deputeti Dashnor Sula në fjalën e tij nga foltorja i është drejtuar mazhorancës duke i thënë se mund të gëzojë gjithçka, që nga pushteti tek paratë e tenderat, por opozita kërkon të drejtën e fjalës.
Ai iu drejtuar kryeparlamentares Nikolla ku i tha se është turp mënyra se si po drejtohet seanca e sotme në Kuvend.
“Do doja të thoja e nderuar zonja kryetare, por sot më vjen turp ta them këtë term sepse mënyra si p drejton sot Kuvendi është turp. Opozira vetëm po kërkon të drejtat e veta, të tjerat ua kemi lënë ju, pushtet, pasuri, tendera, koncesione, mos u ngopshi. Po na lini fjalën, edhe atë doni të na merrni.
Çfarë jeni ju PS dhe qeveria, nuk ju them narkos sepse kam frikë ta them. Ti gëzoni vendet e punës dhe parave, por do humbni kontrollin e nesër do caktoni kush do vritet.
Qesh mor Toni se e dëgjove çfarë shkruanin? Do dali deputeti, do dali atje do vijë këtu, ta vrasim”, tha ai.
Fraksion.com