AktualitetPolitikëTë fundit

“Keni bërë komplot ndaj Berishës”, Shehu-Nikollës: Nuk jemi në kohën e partisë së punës! Po goditet parlamentarizmi

Një seancë me tone të ashpra është mbajtur gjatë ditës së sotme, ndërsa protestuesit e opozitës kanë djegur goma jashtë parlamentit.

Deputeti i PD-së së Rithemelimit Tritan Shehu iu drejtua Nikollës, duke i thënë se është bërë një komplot ndaj Sali Berishës. Shehu theksoi se ajo që ka ndodhur me Berishën është një goditje e rëndë ndaj parlamentarizmit të vendit.

Tritan Shehu: Në rregulloren e parlamentit nuk ekziston fjala parti. Nuk jemi në kohën e Partisë së Punës.

Lindita Nikolla: Një vendimarrje partie nuk mund të zhbëhet nga një vendimmarrje grupi.

 

Tritan Shehu: Ajo që po bëhet me Berishën është goditje e rëndë ndaj parlamentarizmit. Keni bërë komplot ndaj Berishës.
Lindita Nikolla: Zoti Shehu, më vjen keq, por iu heq fjalën.
Fraksion.com