AktualitetTë fundit

Autori i vrasjes, bashkëpronar i hotelit ku punonte recepsionisti, arrestohet në Greqi

Autori i vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, Gerald Shehu është bashkëpronar i hotelit, ku viktima punonte si recepsionist

Ndërkohë mësohet se Gerald Shehu, është arrestuar në Greqi.

Sipas BalkanWeb  Shehu është kapur në një prej aeroporteve në shtetin grek, duke tentuar të largohej.

Më herët Policia e Shtetit njoftoi se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për kapjen e Shehut, i cili kishte hyrë në territorin e Greqisë nga pika e kalimit kufitar e Qafë Botës.

Shehu me origjinë nga Tepelena ishte me banim në Greqi. Sipas raportimeve, Shehu është dhëndri i pronares së hotelit në Dhërmi, ku Eraldo Nevruzi ishte angazhuar si recepsionist.

Nga raportimet dyshohet se 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.

Policia në njoftimet e saj ka deklaruar se nuk ka gjetur ende trupin e Nevruzit, por dyshon se ai është qëlluar me armë zjarri nga Shehu.

Ka dyshime se Shehu dhe Nevruzi kanë qenë në Angli, si dhe kanë pasur shoqëri

Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 00:30, ku grupi hetimor kanë ka shkuar në hotel dhe ka kryer një sërë veprimesh hetimore, nga të cilat ka rezultuar se Novruzi është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga 43 vjeçari.

Janë dy pista hetimore një për një konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy dhe i zhdukuri dhe autori jetonin.

 

Fraksion.com