AktualitetNATO/BETë fundit

Transport i trupave në portet e Ballkanit dhe “korridore tokësore”, zbulohet plani i NATO-s për të bllokuar pushtimin rus

Aleatët e NATO-s në Evropë po zhvillojnë “korridore të shumta tokësore” për trupat dhe automjetet e blinduara amerikane në rast të një lufte të madhe europiane me Rusinë, raporton “The Tepegraph”.

Ky plan i hartuar nga NATO vjen si pasojë për të tërhequr trupat amerikane në këtë luftë, të cilët do të zbarkojnë në një nga pesë portet dhe do të kanalizohen përgjatë rrugëve logjistike të planifikuara paraprakisht për t’u përballur me një sulm të mundshëm nga Moska, thanë zyrtarët për “The Telegraph”.

Ai vjen mes paralajmërimeve nga udhëheqësit më të lartë të Aleancës se qeveritë perëndimore duhet të përgatiten për një konflikt me Rusinë në dy dekadat e ardhshme.

Planet ekzistuese janë që trupat amerikane të zbarkojnë në portet holandeze përpara se të hipin në trenat që i transportojnë ato përmes Gjermanisë dhe në vazhdim në Poloni. Në rast të një pushtimi rus të NATO-s, trupat amerikane do të dërgoheshin në portin e Roterdamit përpara se të transportoheshin drejt lindjes.

Nëse forcat e NATO-s që hyjnë nga Holanda goditen nga bombardimet ruse, ose shkatërrohen portet e Europës veriore, aleanca do të zhvendosë fokusin në portet në Itali, Greqi dhe Turqi, sipas raportimit të “The Telegraph”.

Gjithashtu po hartohen plane për transportin e trupave nëpërmjet porteve në Ballkan, si dhe përmes Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.

Në këto korridore, ushtritë kombëtare nuk do të kufizohen nga rregulloret lokale dhe do të jenë të lirë të transportojnë ngarkesa pa kufizime normale.

Më parë, qeveria franceze është ankuar se tanket e saj janë bllokuar në kufijtë e huaj nga proceset burokratike ndërsa përpiqeshin të vendoseshin në Rumani si pjesë e një skeme të re për t’u mbrojtur kundër një pushtimi të frikshëm rus.

 

Fraksion.com