Rama iu përgjigjet akuzave për kampet e emigrantëve: Marrëveshje e bërë me zemër dhe jo nga llogaritë e egra
Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar spektakël gjysmë të vërtetash akuzat ndaj marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
Në fjalën e tij nga Shëngjini ku po mban një konferencë të përbashkët me kryeministren italiane Meloni, Rama tha se kjo marrëveshje mund edhe të rezultojë jo e duhur, por shtoi se ajo është bërë me zemër.
Sipas tij qeveria italiane do të jetë gjithmonë për Shqipërinë qeveria e një vendi me të cilin na lidh miqësia dhe aleanca.