AktualitetPolitikëTë fundit

“Pse mos i bashkojmë dy vendet?!” Rama nga Shëngjini: Nuk ka rëndësi për ne kush qeveris në Itali, këtë dua ta dinë dhe miqtë e mi të majtë

Rama: Italia ka qenë avokati ynë në Bruksel, dhe të kesh sot nderin që të jemi të dobishëm është diçka që e shohim si bekim. Për ne këtu nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike që qeverinë Italinë. Kjo duhet kuptuar dhe nga shokët e mi të të majtës italiane.

Qeveria italiane ka qene dhe do të jetë qeveria e një vendi që na lidh një miqësi shumë e veçantë dhe aleancë strategjike që duam ta fuqizojmë. Nëse gabon qeveria italiane, ne marrim pjesë në atë gabim, pa asnjë ngurrim.

Por të mos e kthejmë këtë në një çështje gabimesh që janë një tjetër arsye për t’u ndjerë si në shtëpi kur ndjekim politikën italiane, sepse jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri që të bën të mendosh pse mos i bashkojmë dy vendet tona në një, dhe kështu të bashkojmë dhe partitë dhe gazetarët, dhe le të bëjmë një festë të madhe gjysmë të vërtetash dhe pune të përbashkët.

 

Fraksion.com