AktualitetPolitikëTë fundit

“Na akuzuan se po ngremë një qendër si në Guantanamo”, Meloni: Qendra e emigrantëve hapet në 1 gusht

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni, ka zbuluar datën se kur do të nisë puna në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe pikën e pritjes së tyre në Shëngjin.

Në një konferencë të përbashkët me homologun e saj Edi Rama, Meloni tha se qendrat do të jenë gati në 1 gusht, ndërsa shtoi se koha për ndërtimin e tyre është lakuar shumë nga opozita italiane.

Meloni shtoi se opozita ka akuzuar madje se kampet po ndërtohen “si në Guantanamo”, por sipas saj gjërat duhet të funksionojnë siç duhet dhe duhet të ruhet rendi, pikë që sigurohet nga Italia.

“Rendi publik brenda perimetrit të qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane. Të dy qendrat do të jenë operative që nga 1 gushti.
Të gjitha ata që kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me datën e ngritjen e këtyre qendrave, sikur do të ndërtonim një qendër si Guantanamo.
Këtu gjërat do të funksionojnë dhe duhet të funksionojnë.
Marrëveshja mund të diskutohet edhe nga vende të tjera, mund të jetë edhe pjesë e zgjidhjes së BE, e kuptojmë ne dhe mbështetësit e emigracionit të paligjshëm”, u shpreh kryeministrja Meloni

Meloni ka treguar edhe kostot e ndërtimeve të këtyre qendrave, për të cilat tha se kapën vlerën prej 13.5mln eurosh.

“Transporti do të kryhet nga anijet e Marinës Italiane, dhe ministria e Brendshme ka shpallur gjithashtu dhe një garë sa i përket shpenzimeve të transportit që arrin në vlerën 13.5mln euro. Edhe përsa i përket situatës në detin e Kuq, apo Mesdhe, do të shohim dhe trajtimin e këtyre emigrantëve nga anijet e Marinës Italiane. Kemi 334 mln euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor. Këto burime nuk duhet të konsiderohen si shërbime shtesë. Këtë vit kemi arritur një ulje prej 60% të emigrantëve që kanë mbërritur në brigjet italiane. Ne nuk po bëjmë kosto, por investim. Me kapacitetin e këtyre qendrave, të atyre emigrantëve që nuk priten në Itali, do të kursejmë 136 mln euro. Ne jemi të kënaqur që dhe në përfundim të punimeve, do të doja të falënderoja kryeministrin Rama dhe ministrat e tij. Do të doja të falënderoja dhe ministrat e mi, apo dhe Forcat e Xhenios dhe ambasadorin tonë në Tiranë. Dua një falënderim të ndjerë për të gjithë ata që kanë punuar për këtë marrëveshje”, tha ajo.

Fraksion.com