Milo: Partia e Lirisë, strategji për kthimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese
Sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave, Petraq Milo, tha sot se eksportet në Shqipëri kanë shënuar nivelin më të ulët historik.
Në një deklaratë për mediet, nga selia e Partisë së Lirisë, Milo nënvizoi se Partia e Lirisë, ka përcaktuar dhe një strategji të qartë për rritjen e eksporteve, dhe kthimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese.
“Eksportet shqiptare shënuan nivelin më të ulët historik, në të gjithë periudhën në vitin 2023 në 8.6% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Ndërkohë vendet e rajonit janë shumëfish më lart se sa Shqipëria. Njëkohësisht dhe eksportet e prodhimeve bujqësore, janë më të ulëta në Shqipëri, krahasuar me vendet e rajonit”, u shpreh ai.
“Ecuria e treguesve të tregtisë së jashtme në 4-mujorin e parë të vitit 2024, tregon vazhdimisë në përkeqësimin e këtyre treguesve”, tha Milo.
Sipas tij, “përkeqësimi i këtyre treguesve në vazhdimësi, dhe qëndrimi i Shqipërisë në eksporte, në vendet më të ulëta të rajonit, tregon dhe një herë, rëndësinë që Partia e Lirisë i ka caktuar këtij prioriteti, një nga 5 prioritet kryesore, që është rritja e eksporteve. Shqipëria nuk ka pse të ketë eksporte më të ulëta se vendet e rajonit. Dhe, Partia e Lirisë, ka përcaktuar dhe një strategji të qartë për rritjen e eksporteve, dhe kthimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese”, tha Milo.
“Duke mbështetur në radhë të parë fermerët, për rritjen e prodhimeve të tyre bujqësore dhe blegtorale. Për rritjen e prodhimit të energjisë duke liberalizuar dhënien e licencave për energji solare, energjinë e erës, energjitë e tjera të rinovueshme. Njëkohësisht, mbështetjen e energjisë përpunuese, por mos të harrojmë krijimin e zonave të lira ekonomike, të cilat janë një nga faktorët kryesorë të rritjes së eksporteve në rajon”, tha Milo.
Fraksion.com