Djegia e makinave në Kamëz, kamerat e sigurisë filmuan dy autorët të maskuar me kapuçë që…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Kamëz, ku u dogjën gjashtë makina nga një biznes ku jepeshin makina me qira.
Gazetari Igli Çelmeta, raporton se kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona të maskuar me kapuç të cilët kanë hyrë nga një rrugice pa ndriçim dhe kanë kaluar rrjetën në biznesin e Edjon Hoxhes.
Një prej tyre ka hedhur benzinën dhe u ka vënë flakën makinave.
Ndërsa tjetri e ka pritur në rrugice. Deri në këto momente janë shoqëruar 4 persona nga policia.
Fraksion.com