AktualitetTë fundit

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, avokatët e Elbasanit i bashkohen bojkotit tre ditor të seancave gjyqësore: Jemi ndjerë të kërcënuar!

Edhe avokatët e Elbasanit i janë bashkuar bojkotit tre ditor të seancave gjyqësore, pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë një ditë më parë.

Të veshur me uniformën që simbolizon togën e zezë, ata komunikuan vendimin në shenjë solidariteti ndaj kolegut të tyre të dhunuar brutalisht pak ditë më parë.

Kreu i dhomës së avokatisë në Elbasan Demir Çiftja tha se ai dhe kolegët e tij janë ndjerë vazhdimisht të kërcënuar në punën e tyre, teksa thekoi se reforma në drejtësi ka dështuar.

 

Fraksion.com