AktualitetTë fundit

Balla: Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të të shumëkërkuarit në Fier, i cili ishte pjesë e listës së 50 më të kërkuarve në vend.

Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë video nga prangosja e të shumëkërkuarit, teksa thekson se Policia e Shtetit po i jep përgjigjen e duhur të arratisurve nga përballja me drejtësinë.

“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, nënvizon Balla.

Policia e Shtetit më herët njoftoi arrestimin e një të shumëkërkuari, pjesë e listës me 50 shtetasit më të kërkuar në vend. Ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim, për vrasjen e 2 shtetasve, në vitin 2011.

 

Fraksion.com