U shkarkua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano fiton gjyqin me Policinë e Shtetit, dëmshpërblehet me 60 paga
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka fituar gjyqin me institucionin që drejtonte dhe kësisoj do të dëmshpërblehet me vlerën e 60 pagave.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja administrative Afërdita Caco, e cila urdhëroi Ministrinë e Brendshme, Këshillin e Ministrave dhe Policinë e Shtetit, të paguajnë pagën për 60 muaj me radhë, njësoj sikur të kishte mbyllur mandatin 5 vjeçar të drejtimit të Policisë së Shtetit.
Tashmë shteti Shqiptar, në borderonë ekonomike paguan dy Drejtorë të Përgjithshëm Policie, Muhamet Rrumbullakun që është në detyrë dhe Gledis Nanon që u shkarkua në gusht 2022.
Nano u shkarkua në 31 gusht 2022 nga detyra me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Fraksion.com