Si e percetojnë evropianët fluksin e emigrantëve?
Rreth 60,000 emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në Evropë në gjysmën e parë të këtij viti. Gjithnjë e më shumë evropianë e mendojnë se ky fluks është i papërballueshëm.
Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë ndihme prej 20 milionë eurosh për të mbështetur pritjen e emigrantëve të paligjshëm në Ishujt Kanare, një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë.
Ky financim do të mbulojë shërbime të ndryshme, përfshirë këshillimin, përkthimin, transportin, kujdesin shëndetësor, strehimin dhe mirëmbajtjen.
Përfytyrime të ndryshme
Opinionet publike ndryshojnë në të gjithë Evropën. Në Greqi, Qipro, Islandë, Gjermani dhe Austri, shumica dërrmuese besojnë se vendi i tyre strehon shumë emigrantë.
Konkretisht, 90% e grekëve, 84% e qipriotëve, 78% e islandezëve, dhe 77% e gjermanëve dhe austriakëve janë të këtij mendimi.
Në Spanjë 70% e njerëzve mendojnë se vendi i tyre është i mbingarkuar me emigrantë.
E njëjta përqindje regjistrohet edhe në Francë, ku sfidat e multikulturalizmit po bëhen të dukshme.
Në anën tjetër në vende si Rumania, Danimarka, Sllovakia dhe Portugalia këtë shqetësim e shprehin rreth 57% të popullsisë.
Temë kryesore e fushatës elektorale për Parlamentin Evropian
Liderë politikë si Viktor Orbáni i Hungarisë e kanë kritikuar qasjen e burokratëve evropianë ndaj migraciomit duke e quajtur atë si “vetëvrasëse”.
Ndërsa emigracioni vazhdon të formësojë peizazhin politik, debati mbi menaxhimin e tij mbetet një çështje thelbësore për të ardhmen e Evropës dhe një nga temat kryesore të fushatës elektorale për zgjedhjet për Parlamentin Evropian./DW
Fraksion.com