Këlliçi sulmon policinë: T’ju vijë turp. Jeni mercenarë dhe mbeturina që mbroni një bandë në pushtet
Gjatë fjalës së tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka sulmuar ndër të tjera edhe policinë.
Këlliçi tha se policisë duhet t’i vijë turp, pasi po mbrojnë një hajdut dhe një bandë në pushtet. Ai iu tha policëve “mercenarë dhe mbeturina” që janë vënë në shërbim të pushtetit të Veliajt dhe Ramës.
Kjo është një bandë që kërkon përgjigje të merituar. Të protestojmë edhe para parlamentit, që të largojmë Edi Ramën, Taulant Ballën, ndaloni policinë, këta mbeturina që janë mercenarë që shtypin qytetarët. Asnjë qytetar nuk reagoi ndaj policisë dhe kjo që ata bënë ishte e panevojshme.
Fraksion.com