Emisioni i RAI 3, Spahiu: Arben Ahmetaj nën efektin e alkoolit!
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv komentoi emisionin Report në RAI 3 për Shqipërinë. Për gazetarin Ilir Babaramo, Spahiu tha se qëllimi kryesor i këtyre dy episodeve të RAI 3 për Shqipërinë është cenimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me Italinë.
Spahiu tha se ajo që i dha vëmendje të madhe këtij emisioni ishte përfshirja drejtpërdrejtë e Ramës, pas debateve në episodin e parë me gazetarët italianë, por edhe intervistën që dha një ditë më parë në episodin e dytë.
Më tej, Spahiu tha se përfshirja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, në gjendje të dehur, në këtë episod ishte skandaloze.
“Mendoj që gazetarët nuk kanë detyrë të paraqesin vetëm prova sepse një televizion nuk është gjykatë, gjithë mediat bëjnë analiza mbi gjëra të tjera. Unë dua t’i marrë të mirëqena të gjitha ato që tha gazetari i RAI 3. Por a e bëjnë këto gjëra një vend narko-shtet? Unë them jo.
Nëse Rama s’do përfshihej në këtë debat a do ishim mbledhur për të bërë këto emisione. Ajo që i dha vëmendje ishte debati i Ramës me emisionin e parë dhe përfshirja personale në emisionin e dytë. Ajo që është skandaloze është futja e një ish-zv.kryeministri. Kur del një ish.zvkryeministër në azil dhe kërkim, nuk them që janë apo s’janë të vërteta. Ka shumë gjëra që nuk qëndrojnë, siç thonte mbledh Rama bandat në sallë konferencash në kryeministri, s’po i hyj debateve nën efektin e alkoolit. Në një media italiane zëri i një zv/kryeministri bëhet i besueshëm.
Ca lidhje kanë këto me marrëveshjen e emigrantëve në Lezhë. Qëndrojnë nul, zero. Nuk qëndrojnë jo faktet, por në lidhje me marrëveshjen me emigrantët. Danimarka ka lidhur një marrëveshje për të bërë burg në Kosovë.
Thelbi ishte marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë, këtu mori shkasin dhe tha pse do bëhet marrëveshja me një narko shtet. A ma shpjegon njeri ca lidhje ka me marrëveshjen me emigrantët. Nuk e ka quajtur njeri Kurtin se po hap burg për kriminelët e Danimarkës. Pse nuk ngrihen të thonë ka aferë, korrupsion. Këto ka një gjë që ka arsye politike, për të cenuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë. Të lidhë faktin e Luftar Hysës me marrëveshjen e emigrantëve në Lezhë, ku e gjen lidhjen shkakësore që Shqipëria është e korruptuar”, tha Spahiu për Report Tv.
Më tej, Spahiu tha se kur Shqipëria cilësohet si narko shtet, nuk dëmtohet Rama, por imazhi i vendit tonë. Sipas tij, kur të huajt e cilësojnë shqipërinë si narko shtet, qeveri e opozitë duhet të bëhen bashkë për ta bllokuar këtë imazh për vendin.
Fraksion.com