Zyla: Opozita mund të kërkojë në çdo moment dorëheqjen e Ramës, por politika është matje forcash
Analisti Julian Zyla, nga studio e “Open” në News24, tha se çdo kërkesë politike e çdo force politike është e mirëkuptuar dhe e mirëpritur.
Në këtë mënyrë Zyla ka komentuar kërkesën e bërë nga opozita për dorëheqjen e Edi Ramës apo organizimin e protestave kundër tij, pas dokumentarit të shfaqur në emisionin “Report” në RAI3.
Zyla tha se emisioni ishte një produkt gazetaresk, por sikundër e tha gazetari Motola, në të përfshiheshin deklarata nga individë të ndryshëm, por ai nuk merrte përsipër t’i paraqiste ato si të vërteta.
“Opozita mund të kërkojë dorëheqjen në çdo moment, para 1 muaji apo edhe pas 1 muaji pas këtij emisioni në RAI3, që është një media që minimalisht meriton vëmendje për çka transmeton”, tha Zyla.
Ai shtoi se politika është një përplasje forcash elektorale.
Fraksion.com