AktualitetSportTë fundit

Shqipëria dominon në miqësore, Broja vendos pjesën e parë

Shqipëri 1-0 Lihtenshtejn

Shqipëria do të përballet me Lihtenshteinin në Hungari, në miqësoren që do luhet në orën 20.00. Pak më parë janë  publikuar edhe formacionet, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët

Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime në formacion. Numri një i pankinës kuqezi dëshiron të provojë formën e disa futbollistëve, në prag të Europianit që nis vetëm pas disa ditësh. Kujtojmë që ky nuk është i vetmi test miqësor para premierës së Euro 2024, pasi pas disa ditësh do të përballemi me Azerbajxhanin.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: E. Berisha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Gjasula, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja.

Trajner: Silvinjo

LIHTENSHTEJNI: Ospelt, Kindl, Gopel, N. Bek, Volfinger, Maier, Sele, Byhel, Lyhinger, Saglam, J. Bek.
Trajner: Konrad Fynfshtyk

Minutë pas minute:

45- Mbyllet fraksioni.

30- Gol Broja. Nuk fal sulmuesi kuqezi para porte. Asist i Bajramit.

28- Asani pranë golit. Sulmuesi kuqezi nuk tregohet i saktë, devijon portieri Ospelt.

22- Bajrami tenton nga goditja e dënimit. Topi ndalet në mur. Shton presionin ekipi i Sylvinhos.

12- Asllani provon brenda zonës, pa rezultat. Reziston Lihtenshtejni.

1- Nis ndeshja

 

Fraksion.com