Shpërthen bombola e gazit, 70-vjeçari në Patos pëson djegie në trup
Një 70-vjeçar ka pësuar djegie në trup dhe shkak dyshohet se u bë shpërthimi i një bombole në banesën e tij.
Shtetasi me iniciale F.M. banues në fshatin Manekaj, u paraqit në spital këtë mëngjes në orën 09:00. Si pasojë e djegieve në trup, ai u dërgua në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Nuk dihet si ka ndodhur incidenti në banesën e 70-vjeçarit, ndërkohë që priten hetime për ngjarjen.
Patos/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.
Ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Fraksion.com