Rama: Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush
Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas intervistës së transmetuar mbrëmë nga emisioni “Report” i televizionit RAI 3.
Rama u shpreh sot se, Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje!”, theksoi Rama në një reagim në platformën X.
“Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, u shpreh më tej kryeministri Rama.
Fraksion.com