Muaji qershor favorizon erotizmin, astrologia: Do të krijohen dashuri të ndaluara
Mërkuri dhe hëna hyjnë në shenjën e Binjakëve, Marsi në Dem duke i dhënë skenës planetare ngjyrime të larmishme. Pritet që muaji qershor të sjellë mundësi, ndryshime, lëvizje dhe rivendosje për shenjat e zodiakut.
Sipas parashikimit të astrologes Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, do të jetë një periudhë që duam ta shijojmë kohën në maksimum, të argëtohemi dhe të krijojmë marrëdhënie të reja. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar pesha e përgjegjësisë dhe disiplinës në vendimet e problemet e përditshme.
Qershori është mjaft i mirë për marrëdhëniet dhe financat, por pritet që të ketë dashuri të ndaluara. Periudha është mjaft erotike, por shenjat duhet të përgatiten për provat e dashurisë.
Chrysanthi Kalogeri: Në përgjithësi qershori është një muaj i mirë, me një barrë përgjegjësie në fakt por gjithë periudha, që sot e deri në datën 20, do të kemi dëshirë për të shijuar në maksimum jetën e përditshme përmes komunikimit, përmes lëvizjeve, përmes udhëtimeve të vogla, të mëdha, dëshirë për t’u informuar, për të shuar kuriozitetin edhe përmes përmjetimit të eksperiencave të ndryshme. Do të kemi një jetë shumë aktive, plot gjallëri e lëvizje por të gjitha këto vijnë në antitezë me pjesën e përgjegjësisë, disiplinës, organizimit sa më të mirë të jetës tonë të përditshme dhe paralelisht, kjo situatë ka edhe një erotizëm të theksuar dhe shqetësim/angazhim për të patur përmirësime financiare. Të gjitha këto duhet të jenë të studiuara, të bëhen duke patur këmbët në tokë, duke qëndruar afër realitetit, duke e vlerësuar mirë dhe duke qenë sa më të disiplinuar. Nëse jemi duke shijuar përditshmërinë dhe hasim pengesa, nuk duhet t’i lëmë pas problemet dhe çështjet që do të na shfaqen sepse do të dalin prapë përpara në vitin që vijon apo të mëvonshme. Vendimet që do të merrni tani janë përcaktuese.
Ditët e para të javës janë shumë pozitive për biseda, kontrata, marrëveshje që do të sjellin zgjidhjen e problemeve, bashkëpunime financiare dhe ndryshime që do të përcaktojnë të ardhmen. Në fund të javës, me hënën e re në datën 6, pasojat e saj do t’i hasim në fund të javës. Hëna e re kërkon përgjegjësi, disiplinë, vë në provë marrëdhëniet e bashkëpunimet dhe është erotike. Mund të kemi marrëdhënie e njohje me më të mëdhenj, të krijohen marrëdhënie me distancë moshe, marrëdhënie të ndaluara. Marrëdhëniet ekzistuese do të testohen, disa do të shkojnë në kurorëzim e të tjera në krizë. Në sferën financiare, çdo iniciativë që do të ndërmerrni duhet të jetë e programuar. Hëna e re është me Saturnin dhe kërkon përgjegjësi, disiplinë, seriozitet, na vë përballë pengesave për të provuar nëse i kemi të gjitha këto./tvklan.al
Fraksion.com