AktualitetPolitikëTë fundit

Meta në mbledhjen e Kryesisë politike të PL: Synohet konsolidimi i narkoshtetit

Presidenti i Partisë Ilir Meta, në mbledhjen e Kryesisë politike të PL, ka folur në lidhje me situatën në arsimin shqiptar.

Meta tha se duke shkatërruar situatën ekonomike të mësuesve dhe pedagogëve, nxitet largimi i shumë familjeve shqiptare si pasojë e nivelit të ulët arsimor dhe rraskapiten mësuesit për të siguruar jetesën.
Ai tha se kreu i qeverisë Edi Rama ka qëllim konsolidimin dhe krijimin e narkoshtetit.
“Duke shkatërruar situatën ekonomike të mësuesve dhe pedagogëve, nxitet largimi i shumë familjeve shqiptare si pasojë e nivelit të ulët arsimor dhe rraskapiten mësuesit për të siguruar jetesën.
Qëllimi dhe vizioni i Ramës, është ai i konsolidimit të një narkoshteti që nuk ka nevojë për mendje krijuese dhe kritike.
Rama ka përdorur kanabizimin për të mbajtur pushtetin me çdo çmim, siç e theksoi edhe dje ish zv. Kryeministri i tij në RAI3.

 

Fraksion.com