Ish-kryebashkiaku i Kamzës thirret në SPAK, Xhelal Mziu merret në pyetje për çështje tenderash
Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është thirrur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.
Mziu, sot deputetet i PD, është thirrur në SPAK lidhur me një çështje që ka lidhje me tendera.
Bëhet fjalë për kohën kur ai drejtonte bashkinë e Kamzës, por ende nuk dihen detaje konkrete.
Mësohet se Mziu po pyetet nga prokurori Elvin Gokaj, në lidhje me një hetim të çelur vite më parë për abuzimet me tenderat në kohën kur Mziu ishte kryebashkiak i Kamzës.
Fraksion.com