AktualitetPolitikëTë fundit

“Dokumentari i RAI3 tregoi kriminalizimin e Shqipërisë”, Berisha: Narko-shteti dëboi shqiptarët nga vatrat e tyre

Kryetari i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se dokumentari i RAI 3 tregoi kriminalizimin e Shqipërisë.

Berisha theksoi se narko-shteti i Shqipërisë dëboi shqiptarët nga vatrat e tyre.

Sali Berisha: Dokumentari i RAI3 tregoi kriminalizimin e shtetit shqiptar. Nuk janë vetëm mediat italiane që shkruajnë për këtë narko-shtet, por edhe gazeta gjermane BILD. Narko-shteti dëboi shqiptarët nga vatrat e tyre. Është ky shtet i krimit dhe mafies, që nuk njeh norma. Krimi dikton çdo ligj, çdo kod.

Mediat e huaja prej kohësh shkruajnë se në Shqipëri mafiozët janë në pushtet. Arben Ahmetaj është dëshmitar okular, është njeriu që ka parë në zyra Pëllumb Gjokën, Ndokët, Rrajët, Çelët, Dervishët, duke marrë urdhra kundër opozitës, Bajrët duke marrë urdhër për blerjen e votave. Jemi në narko-shtet, që ka zhdukur votën e lirë.

 

Fraksion.com