AktualitetTë fundit

Avokati Mëngjesi niset drejt Greqisë? Kërkesa e familjarëve drejtuar mjekëve të Spitalit të Traumës

Avokati Sokol Mëngjesi mund të niset për trajtim më të specializuar drejt Greqisë.

Kjo është kërkesë e shprehur nga familjarët e tij, të cilët duan ta nisin avokatin drejt vendit fqinj drejt një spitali të specializua.

Gazetarja Alma Demiraj mëson se kërkesa e familjarëve i është drejtuar ekipit të mjekëve të Spitalit të Traumës, ndërsa ende nuk dihet se çfarë vendimi do merret.

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përmirësuar disi, pas gjashtë ditësh që qëndron në koma.

Skaneri që u bë sot tregon gjendje të stabilizuar. Ka nisur sot tentativa për ta zgjuar duke ulur medikamentet që e mbajnë në gjumë, por ky proces pritet të zgjasë.

Shefi i shërbimit te neurokirurgjisë Prof. Fatos Olldashi i kontaktuar nga Top Channel konfirmoi gjendjen shëndetësore të avokatit

 

Fraksion.com