AktualitetTë fundit

Akuzohet se ka dhunuar njerkën e tij, Gjykata e Tiranës vendos masën ‘arrest në burg’ për djalin e Nehat Kullës

Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës. Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij.

Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësisë, pas vdekjes së Nehat Kullës më 16 qershor 2020.

Robert Kulla e kërkon si trashëgimtar dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës, para pak ditësh më datë 1 qershor. Siç u bë me dije edhe ditën e arrestimit, të dy palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie, ndërsa akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim. Djali i ‘Gjeneralit’, siç njihej në Tiranë, Nehat Kulla, duke thyer çelësin e bravës së shtëpisë. Roberti akuzohet për 3 vepra penale.

Robert Kulla është emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët, si autor i dyshuar i vjedhjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 9 gusht të 2016.

Në shtëpinë e Kullës policia gjeti disa mijëra euro të cilat dyshoheshin se ishin grabitur në bankën e nivelit të dytë. Por prokuroria gjatë kësaj kohe nuk arriti të vërtetojë se paratë ishin të bankës dhe për këtë arsye kërkoi lirimin e tij disa ditë pas arrestimit.

Nehat Kulla, i njohur si “gjenerali”, një nga krerët e bandave në vitin 1997, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në 16 qershor 2020 për shkak të Covid. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë.

 

Fraksion.com