Abuzime me tenderat në Bashkinë Kamëz, u thirr në SPAK, Xhelal Mziu: U pyeta si person në dijeni
Ish kryetari i Bashkisë Kamëz, u thirr sot në Prokurorinë e Përgjithshme.
Pas daljes nga SPAK, ai tha se është thirrur si person në dijeni në lidhje.
Mziu është pyetur mbi një kallëzim të bërë nga këshilltarët e bashkisë në vitin 2019.
Bëhet fjalë për kohën kur ai drejtonte bashkinë e Kamzës, ndërsa është thirrur si person që ka pasur dijeni. Ai ka qëndruar rreth një orë në Prokurori dhe më pas është larguar.
Fraksion.com