AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama i pranishëm në finalen e Ligës së Kampioneve

Në Wembley të Londrës u luajt këtë mbrëmje finalja e Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

I pranishëm në stadium në këtë finale të madhe ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Regjia ndërkombëtare ka fokusuar kryeministrin në tribunë.

Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Pranë tyre duket edhe Rudi Voller, që është aktualisht drejtor teknik në kombëtaren e Gjermanisë, ish-trajner i “panzerave” dhe mjaft i njohur në botën e futbollit gjerman.

Tribuna VIP kishte edhe plot personazhe të tjerë të njohur nga bota e futbollit, politikës, artit, showbizit, botës televizive etj.

Real Madrid ngriti për herë të 15-të trofeun pasi mundi Dortmundin 2:0, me dy gola që erdhën pas minutës së 73 të takimit.

Fraksion.com