Life StyleTë fundit

Jul Deda bën tatuazhin e veçantë lidhur me BBV

Finalisti Julian Deda, i cili shkoi deri në podin final përball Egla Cenos, ka bërë tatuazh numrin e tij të mikrofonit që kishte në “Big Brother Vip 3”.

Ai postoi në “Instagram” tatuazhin me numër 4, si shenjë për të mos harruar kurrë eksperiencën e “Big”-ut.

“Miku” më besnik. Ai që më dha zë edhe përtej mureve të shtëpisë së BB për 133 ditë. Më përcolli te ju, te çdo familje shqiptare pa ma shtrembëruar fjalën, ashtu siç jam, me të mirat dhe të këqijat e mia. Flm mic4, – shkroi ai mbi fotograf.
Fraksiin.com