Life StyleTë fundit

Graciano: Unë frymoj për Argjirën

Në “E Diell n’Trip”, me në krye Argjirën dhe Beniadën, i është bashkuar si i ftuar Graciano Tagani.

Pasi ka folur për ekperiencën e tij në “BBV3”, nuk kishte si të mos përmendej dhe marrëdhënia e tij me Argjirën.

Siç e dimë, përgjatë kohës që Graciano ka hyrë për herë të dytë në “Big”, çifti kishte pësuar një krisje në marrëdhënien e tyre, por çdo gjë u stabilizua me daljen e Gracianos nga shtëpia ku tani dyshja duket përsëri e lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Dihet se sa unë e dua. Unë e kam thënë në “Prime” dhe gjithë kohës që frymoj për Gjirën dhe realisht e dua shumë! Patjetër që çdo çift ka uljet dhe ngritjet e veta. Ne patëm një ulje dhe sapo dola unë u ngritëm”

 

Fraksion.com