AktualitetPolitikëTë fundit

Balla: Reagimi në kohë ka rritur besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale, tha se është rritur besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Sipas tij, besimi i rritur i qytetarëve tek forcat e rendit lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve me armë zjarri, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve të tjera kundër njeriut.

“Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve me armë zjarri, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit/shpërndarjes së lëndëve narkotike, etj.”, thekson Balla në reagimin e tij.

“Përgëzime Policisë së Shtetit Durrës, Elbasan, Tiranë e Vlorë dhe Policisë Kufitare në Kakavije, Muriqan e Qafë Prush, për operacionet e fundit”, përfundon Balla postimin e tij, teksa poston një video nga operacionet e zhvilluara nga Policia kundër paligjshmërisë.

Fraksion.com