Zgjedhjet në Bujanoc e Preshevë, Hasani: Vullneti politik shprehet vetëm me pjesëmarrje
Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një postim në rrjetet sociale përshëndeti pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje.
Ai uroi që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.
“Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë”, u shpreh Hasani.
“Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian”, përfundoi mesazhin ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme duke iu uruar suksese shqiptarëve të Luginës.
Zgjedhjet lokale në Serbi u mbajtën në disa komuna në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa në mbi 60 njësi të vetëqeverisjes lokale që s’u mbajtën – përfshirë Preshevën e Bujanocin – do të mbahen më 2 qershor.
Fraksion.com