Life StyleTë fundit

Romancë me reperin gjerman? Sara trego si qëndron e vërteta

Teka një fotografi u shpërnda kudo nëpër rrjet, u përfol se Sara Hoxha kishte krijuar një lidhje me reperin gjerman Luciano, i njohur ndryshe si “Loco”.

Sakaq e ftuar në spektaklin e djeshëm të “Cherry On Top”, Sara ka treguar më tepër detaje lidhur me këtë çështje. Ajo është shprehur se lajmet janë të rreme dhe mes tyre nuk ka asgjë më tepër sesa miqësi.

“Së fundmi kanë shkruar shumë lajme të pavërteta. Kam qenë te ditëlindja e një shokut tim, është këngëtar i famshëm në Gjermani. E njohim familjarisht, siç e njoh unë, e njeh dhe Ledri, Dhurata, jemi shumë miq. Qëlloi që na bëri gëzuar dhe erdhi afër meje, u bë lajm me komente të tmerrshme dhe nuk më vinte mirë”, tregon Sara.

Fraksion.com