AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ndan foto nga Akademia e Biçikletave

Pranë stadiumit kombëtar “Air Albania” në Tiranë është hapur  Akademia e Biçikletave, një ambient i ri dedikuar fëmijëve për të mësuar dhe rregullat e qarkullimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale foto nga kjo qendër që synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.

Shkolla e biçikletave e hapur sot është më e madhja në Ballkan.

Në këtë hapësirë sa edukative dhe argëtuese, fëmijët kanë mundësi të mësojnë biçikletën, rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe luajnë më shumë.

Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia do të kthehet gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme.

Pista e re që u hap sot më 1 qershor, i shtohet edhe 84 këndeve të lojërave në Tiranë, çerdheve dhe shkollave të reja.

 

Frakdion.com