AktualitetTë fundit

Shefi Neurokirugjisë: Sokol Mëngjesi për sa kohe është i intubuar diskutohet ende për jetën

Avokati Sokol Mëngjesi  prej 48 orësh vazhdon të jetë i shtruar në spital, pas dhunës në zonën e ish-Bllokut.  Ai  është në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, në gjendjen të rëndë shëndetësore.

Gjendja shendetesore e avokatit Sokol Mengjesi duket e njëjtë, referuar kjo parametrave qe tregojne monitoret pasi avokati vazhdon te jete i intubuar.

Shefi i sherbimit te Neurokirugjise Prof dr Fatos Olldashi tha për mediat se persa kohe eshte i intubuar diskutohet ende per jeten. Por nese vazhdon me keto parametra pra me ulje te edemes qe ka ne pjesen e perparme te trurit , do te tentohet zgjimi i i tij diten e hene, pra te nxirret nga intubimi.

Ndërkohë vijojnë ende kërkimet dhe kontrollet për kapjen e tre autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, por ende pa rezultat. Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë.

 

Farksion.com