AktualitetPolitikëTë fundit

PD-Rithemelimi akuzon vëllanë e Subashit: Përfitoi me 1 euro ish-ndërmarrjen gjeofizike në Patos

Zëdhënësja e antikorrupsionit e Rithemelimit, Genta Vangjeli, përmes një deklarate akuzon vëllanë e Subashit se ka përfituar me 1 euro ish-ndërmarrjen gjeofizike në Patos.

Më tej Vangjeli shprehet se Edi Rama nuk i bie kitarës por ‘i bie stilolapsit’ me të cilin firmos ‘fap e fap’ VKM për njerëzit e pushtetit, të cilët mbushin më pas, bashkë me punonjësit e tyre, sallat e koncerteve të partisë.

Vangjeli ka publikuar edhe disa dokumeta lidhur me denoncimin që ajo kreu përmes deklaratës, teksa shton se me anë të VENDIMIT Nr. 636 të 1 tetorit 2014 të Këshillit të Ministrave, Edi Rama firmosi miratimin për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘Tur-Tekstil’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë ‘Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos’, me sipërfaqe të përgjithshme 12 507 m².

13288632 E3cf 47e1 Ab62 D0bc4793d525
Acbba769 Ccc4 4497 9cae C87b18119099

Fraksion.com