‘Një tërmet që lëvizi themelet!” Alban Skënderaj rrëfen mes emocionesh ngjarjen më të fortë të jetës
Në episodin e fundit të “Inspire” me Alketa Vejsiun, ishte i ftuar një nga artistët më të dashur dhe të respektuar të skenës muzikore shqiptare, Alban Skënderajn. Ky artist i jashtëzakonshëm, që ka prekur zemrat e shqiptarëve për dy dekada, na fton të përjetojmë një spektakël të veçantë më 6 qershor në stadiumin “Air Albania”.
Humbja e nënës ka qenë ngjarja më e fortë e jetës sime. Ka qenë një tërmet që lëvizi themelet ku isha vendosur për të rindërtuar sërish disa parime dhe themele të reja. Por, koncepti i “Përjetësisht njeri” ndoshta ky është. Ne jemi në një moshë kur humbasim prindërit që kemi nevojë që ata të na mësojnë diçka. Ndaj, gjysma e dytë e jetës bëhet per ne disi më çliruese. Ky është një process fantastik i natyrës se si i përgatit njerëzit, sepse ne nuk mësojmë ndryshe. Duhet të jetojmë që ta mësojmë. Me të thënë nuk bëhet gjë. Në rastin tim mu duk sikur nëna sakrifikoi edhe me ikjen e saj. Pra, iku që të na mësojë ne diçka shumë të rëndësishme. Përveç dhimbjes, po marr dhe benefite, po mësoj.”-rrëfeu ai.
Fraksion.com