AktualitetTë fundit

Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njohur, Skënder Rusi

Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare liriku, Skënder Rusi.

Poeti lirik Skënder Rusi nuk rreshti kurrë së shkruari vargje për dashurinë dhe qytetin e tij Korçën. Rusi është vlerësuar si një ndër lirikët më të mirë dhe bashkëkohore për krijimtarinë e tij.

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 vazhdoi të jetë drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, në Korçë.

Ai ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Krijimtaria poetike e Rusit është pasuria më e madhe që poeti la Devollit ku lindi e u rrit, Korçës ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij ashtu siç i la një pasuri poetike të gjithë Shqiptarisë.

Fraksion.com