AktualitetPolitikëTë fundit

Meta viziton në Spitalin e Traumës avokat Sokol Mëngjesin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë së kësaj partie, avokat Genc Gjokutaj zhvilloi sot një vizitë në Spitalin e Traumës, për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të avokat Sokol Mëngjesit, të dhunuar barbarisht në Tiranë, disa ditë më parë.

Meta u takua me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e avokat Mëngjesit, të cilëve u shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen.

Meta dënoi me forcë këtë akt të cilin e cilësoi “akti të qëllimshëm kriminal, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor”dhe iu familjarëve shërim sa më të shpejtë të avokat Mëngjesit.

Gjithashtu, Meta u takua edhe me shefin e kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi, i cili e informoi në detaje mbi gjendjen aktuale shëndetësore të avokat Mëngjesit, si dhe falënderoi të gjithë ekipin mjekësor për humanizmin dhe përkujdesjen e dëshmuar.

Fraksion.com