Meloni në një vizitë zyrtare në Tiranë
Puna është ende në zhvillim e sipër, por falë Javës së Kulturës Italiane, të mërkurën e ardhshme Giorgia Meloni do të rikthehet në Shqipëri për të vizituar dy qendrat e strehimit të emigrantëve të cilat nuk janë ende funksionale, por që qeveria dëshiron t’i aktivizojë “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka planifikuar të zhvillojë një vizitë në Tiranë me 5 qershor.
Meloni do të mbërrijë në Shqipëri të mërkurën, ku do të vizitojë qendrat e emigrantëve, së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Kampi i emigrantëve në Gjadër do të ndërtohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar më herët nga të dy vendet.
Verën e kaluar, kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi një vizitë jozyrtare në Vlorë së bashku me familjarët e saj, pak muaj para finalizimit të marrëveshjes për emigrantët.
Më 6 nëntor 2023, kryeministri Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshjen për strehimin e emigranteve që vinin nga Afrika e Jugut drejt Italisë, në Shqipëri.
Fraksion.com