U mbyt me 3 fëmijët e saj në Bunë, Apeli lë në burg bashkëshortin Erdgys Arrazi
Erdgys Arrazi, i akuzuar si personi që shty gruan drejt vetëvrasjes, do të qëndrojë në qeli. Vendimi i konfirmua nga Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi masëën arrest në burg për 31-vjeçarin, pasi bashkëshortja e tij Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Bunë të Shkodrës bashkë me 3 fëmijët e mitur.
Ndaj Erdgys Arrazit rëndon akuza për veprën penale ‘Shkaktim i vetëvrasjes’. Dyshohet se 39-vjeçarja Alma Arrazi e mori aktin ekstrem duke u vetmnbytur me fëmijët në lumë pasi dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe tradhtisë nga bashkëshorti.
Më datë 2 maj 2023, Alma Arrazi mori tre fëmijët përdore, Arditin 3 vjeç, Gresin 7 vjeçe dhe Ergesën 9 vjeçe dhe u vetëmbytën në lumë. Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët.
Trupat e fëmijëve dhe nënës u gjetën nga data 4 maj deri më 7 maj, gjatë kërkimeve në rrjedhën e lumit Buna. Me kërkesë të familjarëve, Alma u varros në Durrës pranë nënës së saj, ndërsa fëmijët prehen në Shkodër.
Fraksion.com