Ori Nebijaj tregon se për kë personazh të “Big Brother”-it kishte empati: “Evitoja ta shihja në sy”
Ori Nebijaj, opinioniste e edicionit të tretë të BBV ishte e ftuar në “Pardon my French”, ku foli lidhur me këtë format.
Gjatë intervistës Arbri e pyeti nëse është mërzitur me veten se ka paragjykuar ndonjë personazh dhe ajo u përgjigj se diçka e tillë nuk na ndodhur, pasi të gjithë personazhet janë zhvilluar gradualisht që nga hyrja në BBV.
“Nuk jam mërzitur për asnjë personazh. Le të themi që në Big Brother të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht.”
Mandej shtoi se në darkën e BBV, ku ishte ajo, Arbri dhe Ledioni, u prek prej Rozës.
“E vetmja vajzë dhe do të thoja i vetmi personazh që nga darka që ne hymë në shtëpinë e Big Brother për darkën ku isha unë, Arbri dhe Ledioni, më preku, mu duk shumë e ngarkuar dhe mu duk shumë e ngarkuar emocionalisht dhe më bëri shumë empati, ishte Roza. Edhe evitoja ta shihja në sy se nuk e shihja dot në sy se më dukej sikur do më këputej në dorë, – tha ajo.
Fraksion.com