AktualitetPolitikëTë fundit

Noka: Ju sot keni Dumanin si Arianit Çelën! Veproni me patronizhistët si me Sigurimin

Deputeti i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament, duke komentuar projekt-rezolutën për krimet e komunizmit, deklaroi se edhe sot në pushtet janë “komunistët e rinj”.

Noka theksoi se disa nga socialistët që sot janë në pushtet kanë duartrokitur larqoftin, duke shtuar se Rilindja po mbjell terror njësoj si Enver Hoxha dikur. Sipas Nokës, edhe Rilindja po vepron njësoj si koha e Hoxhës, me mekanizma disi më të moderuar.

Flamur Noka: Instituti për Krimet e Komunizmit meriton mbështetje, por ju nuk ia keni dhënë e nuk doni t’ja jepni. Disa prej jush kanë duartrokitur largqoftin. Ju nuk jeni ndarë nga ai regjim. Edhe mënyra si qeverisni, tregon të njëjtën metodë, por pak më e modernizuar. Ju jeni vetëm një zgjatim në formë dhe në përmbajtje nga komunizmi. Ju dini të sundoni e jo të qeverisni. Largqofti konsideronte armiq të gjithë ata që mendojnë ndryshe. Ju 1 milionë vota i konsideronit shuplaka, se keni mendësinë që kundërshtari duhet parë sa më keq. Ju po mbillni terror si Enver Hoxha dikur. Hoxha burgosi shtresën e mesme, edhe Skënderbeu juaj zhduku shtresën e mesme.

 

Edhe një tentativë që kishin profesionet e lira, që të shkonin në një shtresë të mesme, edhe atyre ua ngulët thikën dhe ua morët paratë. Edhe ju veproni me patronizhistët si me Sigurimin. Keni Dumanin si Arianit Çelën, e njëjta gjë. Ju vidhni më shumë se komunistët, vidhni paratë e shqiptarëve dhe bëni vila pa fund, bëni inceneratorin që nuk ekziston, keni 5D, skemë korruptive mafioze si kurrë më parë. Bëni ligje për t’ju marrë pronat shqiptarëve, me kamuflim.
Fraksion.com