“Babai politik ju mbrojti nga hetimi”, Spiropali: Keni një paqartësi historike dhe kronike zoti Basha
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka lëshuar akuza në drejtim të Lulzim Bashës, se ndonëse flet për vettingun e politikanëve ishte ai që braktisi zgjedhjet dhe nuk votoi ligjet për reformën në drejtësi.
Ajo tha se Basha kishte shpëtuar me procedurë nga hetimet me gjykime, për shkak të ndërhyrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.strja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka lëshuar akuza në drejtim të Lulzim Bashës, se ndonëse flet për vettingun e politikanëve ishte ai që braktisi zgjedhjet dhe nuk votoi ligjet për reformën në drejtësi.
Ajo tha se Basha kishte shpëtuar me procedurë nga hetimet me gjykime, për shkak të ndërhyrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Parafolësi përmendi këtu komisionin që do të votojmë sot. Ne kërkojmë, synojmë, dhe do ta bëjmë, një komision që përfshin analiza të politikës së ditës, por do të prodhojë një plan kombëtar. Jo vetëm luftën kundër korrupsionit por dhe mbizotërimin e ligjit. Keni një paqartësi historike dhe kronike zoti Basha me atë që thoni dhe atë që bëni. Ju thoni me fjalë që mbështesni reformën e drejtësisë, por me një grup deputetësh të pakicës, ju braktisët zgjedhjet dhe nuk votuat ligjet e reformës. Ju flisni për vettingun e politikanëve atëherë kur ishit në kalë se sot nuk keni gjë që të dëshmoni, se nuk bëtë gjë atëherë. Ju vetë keni shpëtuar me procedurë nga hetimet me gjykime. Si kishit ju në dorë, por babai juaj politik. Ju mbroheshit me gardianët e drejtësisë së vjetër që i kishit nën kontroll.”, tha ajo.
Fraksion.com