U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbulohen detaje për sulmin ndaj Sokol Mëngjesit, dyshohet se shkak ishte…
Mëngjesin e sotëm është dhunuar avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët të cilët dyshohet se janë tre persona.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Fraksion.com