“Po shijojmë privatësinë, duhet t’i jap drejtim”, Heidi sqaron mungesën e Romeos në “Afterparty” dhe “Post Big Brother”
Finalisti i “Big Brother VIP 3”, Romeo Veshaj, refuzoi ftesën për të marrë pjesë në “Post Big Brother”.
E pyetur nga moderatori, partnerja e Romeos, Heidi Baci, nuk tregoi arsye konkrete për mungesën e tij, por theksoi se raporti mes tyre, edhe pas daljes nga shtëpia, është shumë i mirë. Ajo tregoi planet për të ardhmen dhe dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri.
Tani unë duhet t’i jap drejtim se personi që në fakt ka rrënjët në Itali jam unë, kështu që tani duhet t’i vë pak në vijë gjërat, të spostohem këtej. Avash avash, të dy bashkë do t’ia dalim. Po më pëlqen Shqipëria, po më shijon. Ose ndoshta do bëjmë pak këtej, pak andej. Do marrim ca ditë pushim, të rrimë rehat vetëm, të dalim në rrugë rehat. Kemi nevojë”.
Çifti preku finale e “Big Brother VIP 3”, ku të dy zunë vendin e tretë dhe të katërt.